Fjalimi i Vuçiqit kundër lirimit të Kurtit, Presidenca: Pavarësisht përpjekjeve për ta paraqitur konstruktiv, ai tregon vetën

Këshilltarja kryesore për komunikim të presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb kundër lirimit të kryeministri të Kosovës Albin Kurtit nga  burgu serb.
Miftari komentoi deklaratat e ndërkombëtarëve të cilët e quajtën Vuçiq konstruktiv në procesin e dialogut.
Ajo ën Tëiter shkroi  se pavarësisht përpjekjeve për të “lustruar” të kaluarën e Aleksander Vuçiqit dhe për ta paraqitur atë si konstruktiv “ai [Vuçiqi] gjithmonë e zbulon veten e tij të vërtetë”
Ajo ka publikuar videon kur Vuçiq flet për të burgosurit kosovarë që ishin liruar.
“Këtu ai po vajton parlamentin dhe po ankohet për lirimin e të burgosurve të torturuar kosovarë të luftës, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës”,  shkroi Miftari.
Miftari e quajti Vuçiqin “qenie njerëzore e poshtër”


Kusari-Lila i bën me dije Borrellit e Lajçakut se Vuçiq kundërshtoi lirimin e Kurtit nga burgu serb
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar një video të presidentit serb Alkesandar Vuçiq i cili shprehej kundër lirimit të kryeministrit të Kosovës nga burgu i Serbisë.
Në këtë postim në Twiiter ai i ka etiketuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Presidentit të Serbisë i vjen keq në Parlamentin serb se pse ish-presidenti i RFJ-së e liroi atëherë të burgosurin politik , tani kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nga burgu. Putini në Rusi dhe Vuçiqi në Serbi, në mënyrë të ngjashme duan që kundërshtarët e tyre politikë të jenë në burg”, ka shkruar ajo.
Në këtë fjalim Vuçiq shfaq një dokument përmes të cilit tregon se kush e liroi Kurtin nga burgu serb, pas arrestimit të tij gjatë luftës në Kosovë./21Media

Back to top button