“Lule” titullohet projekti i fundit i Fjolla Morinës i publikuar në muajin tetor. Për këtë këngë Fjolla kishte bashkëpunuar me Beraton, shkruan rtv21.tv

Kurse, tani duket se ajo ka filluar punën për një projekt të ri. Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Fjolla publikuar një fotografi nga një studio muzikore ku shihet me producentin ‘Cekic Beatz’, mbi të cilën ka shkruar “Koha për studio, një këngë e re po vjen”.

Ajo nuk dha ndonjë detaj tjetër lidhur me projektin e ri, qoftë titullin apo datën e saktë të publikimit. /21Media