Fjolla Morina që nga muaji shtator po vuan dënimin e vendosur nga gjykata “arrest shtëpie” pasi në makinën e saj iu gjetën dy pistoleta.

Gjatë qëndrimit atje, duket se ajoka pranuar një surprizë të këndshme, të cilën e ndau edhe me fansat e saj. Fjolla ka në Instagram ka publikuar një imazh ku shihet një buçet me lule, edhe një unazë.

Kurse, në një tjeter fotografi Fjolla shihet duke e mbajtur në dorë unazë, ndërsa bën të ditur se ka pranuar propozim për martesë.

“Unë thash po”, është mbishkrimi që Fjolla e ka lënë mbi imazhin e publikuar në Instagram./21Media