Këngëtarja Fjolla Morina kohët e fundit është pjesë e pandashme e mediave rozë. Artistja po tregohet aktive në rrjete sociale, ku po publikon pamje të ndryshme lidhur me jetën e saj private, shkruan rtv21.tv

Krahas pamjeve që kohët e fundit artistja po i publikon me personin e zemrës, Fjolla së fundmi tregoi dhurata që ia ka dhuruar personi i veçantë, Fisnik Syla. Krahas njërit imazh, të publikuar në instastory për 422 mijë ndjekësit e saj, artistja shkroi se i dashuri i saj e befason çdo ditë.

Ndërkaq, ditë më parë, këngëtarja ka bërë një dedikim për djalin që i ka rrëmbyer zemrën. “Vendi më i lumtur në tokë është me ty.”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Ndryshe, Fjolla Morina që nga muaji shtator po vuan dënimin e vendosur nga gjykata “arrest shtëpie”, pasi në makinën e saj janë gjetur dy pistoleta./21Media