Projekti u publikua me videoklip

Projekti u publikua me videoklip

Këngëtarja e njohur kosovare, Flaka Krelani sot publikoi projektin e radhës, i cili është bashkëpunim me reperin amerikan, Young Noble.

Kënga titullohet “Playa”, të cilën artistët e publikuan me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për tekstin dhe melodinë e këngës “Playa” është përkujdesur Flaka, ndërsa, miksimin dhe masterizimin i ka bërë Brian Cabby.  Ndërkohë, realizimi i videoklipit është bërë nga Onima.

Pas publikimit të duetit, Flaka falënderoi të gjithë ata që i kanë ndihmuar në realizimin e projektit.

“PLAYA feat. @young_noble OUT NOW
LINK IN BIO – CHECK IT
Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen, eshte shume e rendesishme qe cdo moment gezimi te jetes sime ta ndaj me ju, faleminderit qe gjithmone me pranoni ashtu sic jam, pak crazy, pak sensitive, pak Flak e pak e dini ju … Ju dua shume! E gezofshim bashke kete projekt e shume te tjere ne vijim…”, shkroi Flaka në instagram./21Media