Rrezikohen edhe disa banesa nga flakët

Rrezikohen edhe disa banesa nga flakët

Shërbimet zjarrfikëse, ushtria dhe shtabi i emergjencave civile vijojnë betejën me zjarret ne te gjithë vendin e Shqipërisë.

Shume vatra janë ende aktive ndërsa flaket kane shkrumbuar hektarë me pyje. Zjarri i rene ne fshatin Ibe te Tiranes rrezoi seriozisht disa banesa. Përveç zjarrfikëseve u desh edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter per te vene nen kontroll flaket.

Helikopterët ndërhynë gjithashtu edhe në malin e Dajtit pranë antenave të telefonisë celulare ku ra një zjarr masiv në një sipërfaqe me pisha. Flaket u shuan vetëm pas disa orësh. Situata në gjithë vendin është nën monitorimin dhe kontrollin e emergjencave civile megjithëse demet deri tani llogariten te mëdha. Autoritetet u bëjnë thirrje gjithë qytetarëve të njoftojnë dhe bashkëpunojnë për çdo rast zjarri.