“Guinness World Records” ka aprovuar rekordin për Mozaikun më të “Madh Origami -Flamurin e Republikës së Kosovës” të krijuar nga Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj.

Kjo u bë e ditur nga vet Arbnora e cila me emocione përmes rrjeteve sociale dha këtë lajm të mrekullueshëm.

“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Arbnora në Facebook.

Ajo ka treguar se për krijimin e këtij flamuri iu është dashur 1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës.

Arbnora ka treguar se këtë flamur e kanë ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë,” e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë”.

Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në Librin “Guinness”, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami. Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash.

Arbnora theu rekord për herë të dytë në Librin “Guinness”, me krijimin e një vazoje prej letre në lartësi 2.73 metra dhe gjerësi 2.38, me të cilën ka paraqitur popullin shqiptar dhe dëshmorët./21Media