"Kur ëndrra bëhet realitet"

“Kur ëndrra bëhet realitet”

Po funksionalizohet ambasada e Republikës së Kosovës në Oslo të Norvegjisë. Sot zyrtarisht është vendosur flamuri i Kosovës nga ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra, i cili u shpreh tejet i emocionuar.

“Kur ëndrra bëhet realitet. Ndjenjë e jashtezakonshme, moment krenarie. Tani edhe ne zemër të Oslos, valon flamuri i vendit më të bukur në botë. Vazhdojmë me agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës. Së shpejti Ambasada funksionale”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo ambasadë do të hapet zyrtarisht pas pandemisë, ku pritet të ketë të ftuar personalitete të larta shtetërore e mbretërore të Norvegjisë. Vlen të theksohet se kjo ambasadë u themelua në dhjetor të vitit 2019, por që nuk kishte lokacion.

Emra është ambasadori i parë i Kosovës në Norvegji. Në dhjetor të vitit 2019, ai i ka dorëzuar Letrat Kredenciale tek lartmadhëria e tij Mbreti i Norvegjisë, Harald V, duke u akredituar si Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë./21Media