Flamuri më i madh kombëtar i ngritur në Kiev

Anëtarët e Gardës së Nderit të Ukrainës kanë marrë pjesë në një ceremoni në Kiev për ngritjen e flamurit më të madh kombëtar të Ukrainës.
Është Dita e Flamurit Kombëtar, e festuar një ditë para Ditës së Pavarësisë, e cila shënon shkëputjen e Ukrainës nga sundimi sovjetik në  vitin 1991, transmeton rtv21.tv.
“Këtë vit, më shumë se në çdo vit tjetër, ngjyrat e verdha dhe blu simbolizojnë lirinë që refuzon t’i dorëzohet tiranisë”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba./21Media
 

Back to top button