Në fundjavë zhvillohet xhiro e fundit e këtij stinori në Superligën e Kosovës në futboll.

Përderisa skuadra kampione tanimë dihet, këtë javë pritet të vendoset edhe skuadra e katër e cila do të largohet nga Superliga këtë stinor.

Skuadra e Flamurtarit luan ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të stinorit, atë ndaj Gjilanit dhe vetëm tre pikë do të ia siguronin mbijetesën edhe stinorin e ardhshëm në Superligë.

Ndihmës trajneri, i skuadrës kuq e zi, Arsim Prepolli në një prononcim të shkurtër për kp u shpreh se skuadra hyn në këtë ndeshje vetëm për tre pikë.

“Nuk kemi çfarë të mendojmë për këtë ndeshje, por nuk guxojmë as të mendojmë diçka tjetër, përpos tre pikë. Tre pikët janë të domosdoshme për skuadrën tonë, dhe nuk asgjë tjetër fare për ne”, deklaroi Prepolli.