Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Pas vendimit të Kushtetueses, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve “21 minuta” në RTV21, u shpreh se ky vendim ka qenë i pritshëm.

“Ky vendim ka qenë i pritshëm, sepse që nga dita e parë kur kjo çështje është referuar në Gjykatën Kushtetuese se e drejta është në anën tonë. Në fakt e drejta është në dekretin e shpallur nga ana e presidentit që ka mandatuar zotin Hoti si mandatar për themelimin e Qeverisë. Po them që për neve ka qenë i pritshëm sepse në asnjë variant s’kemi besuar që në Kosovë mund të vendoset një precedant ku një pakicë politike, ose një fitues i zgjedhjeve kushdo qoftë ai, të ketë monopol kushtetues në themelimin e institucioneve kushtetuese në Kosovë. Ky precedant do të ishte i rrezikshëm për demokracinë në Kosovë.”, deklaroi Selmanaj./21Media