Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka paraqitur dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një reagimi publik me anë të videomesazhit.

“Sot iu them të gjithë efektivëve: Ndjehuni krenarë për uniformën, sakrificën. Rasti është përjashtim tragjik që përjashton rregullin se Policia është mbrojtëse. Menjëherë pas ngjarjes ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen”

Ndërsa para Ministrisë së Brendshme po mbahet protesta e dytë, Rama përmes këtij videomesazhi po ashtu i kërkoi falje publikisht familjes së të ndjerit./21Media