Florenzi do të jetë pjesë e Valencias deri në qershor

Florenzi do të jetë pjesë e Valencias deri në qershor

Valencia arriti marrëveshje me yllin e Romës, Alessandro Florenzi. Roma dhe Valencia nënshkruan marrëveshje që Florenzi të transferohet në Valencia në formë huazimi. Florenzi do të jetë pjesë e Valencias deri më 30 qershor 2020, transmeton rtv21.tv

Përmes një postimi në Twitter, klubi spanjoll njoftoi se Florenzi u prezantua te Valencia me maskën e serialit “La Casa de Papel”.

Klubi i uroi mirëseardhje atij./21Media