Flori e pëlqen këngën e Capital T, ai e quan maestro producentin

Flori e pëlqen këngën e Capital T, ai e quan maestro producentin

Kënga e re që publikoi Capital T “Pse po ma lun lojen”, ka arritur në një periudhë të shkurtër të pëlqehet nga publiku.

Duket se kjo këngë po i pëlqen edhe producentit të mirënjohur Flori Mumajes i cili e ka publikuar këngën e Capos në Instagram-in e tij, shkruan rtv21.tv

E reperi i ka komentuar Florit në videon e tij duke i thënë “flm maestro”.

Ndryshe, kujtojmë se kënga e Capital T për vetëm 4 ditë ka arritur mbi 1 milion klikime në YouTube./21Media