Flori lansoi baladën e dhimbshme “Dhemb”
28 Dhjetor 2020
Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi sonte publikoi projektin e radhës.
“Dhemb” titullohet kënga e re e artistit, të cilën e publikoi me videoklip, shkruan rtv21.tv
Ashtu siç bëri të ditur autori, balada e tij është mjaft e dhimbshme.
“Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti sme krijoi nje kenge festive! Thjesht nuk munda dot!”, shkroi Flori në instagram.
Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Flori, ndërsa videoklipi është realizuar nga Pro…Video & ABC./21Media