Sot është ditë e veçantë për artistin e njohur nga Shqipëria, Flori Mumajesin. Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur ka ditëlindjen dhe mbushi 38 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, në orët e para të ditës së sotme, këngëtari Klajdi Haruni e uroi mikun e tij me fjalë mjaft domethënëse.

“Gëzuar ditëlindjen vllai im ,rrugën e kemi shuuumë të gjatë bashkë e me dashuri që rritet çdo ditë”, shkroi Klajdi krahas imazhit, që publikoi në instagram, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Florian Mumajesi është këngëtar, autor këngësh dhe producent shumë i njohur. Ai është lindur në Tiranë dhe njihet si njëri ndër kompozitorët dhe këngëtarët më të kërkuar shqiptarë.

Disa nga këngët e njohura të Flori Mumajesit ndër vite janë: “Gjithmonë do të jem me ty”, ” Baby (Një herë në jetë), në bashkëpunim me Getoar Selimin, “Play Back”, “S’të fal”, në bashkëpunim me “Kthjellu”, “Making of”, në bashkëpunim me Fugaa, ” Kudo që jam” dhe “Afër dhe larg”, në bashkëpunim me Elvana Gjatën, “Tallava”, në bashkëpunim me Camalam, “Pa jetë”, “Lule Lule”, në bashkëpunim me KAOS, “Ta boja me drita”, “Jo vetëm fjalë”, në bashkëpunim me Genën, “Lutem unë sot”, në bashkëpunim me Klajdin, “Me fjalë të vogla”, “Gone Girl”, në bashkëpunim me 2Po2, “Beatiful”, në bashkëpunim me Ledrin, “Karma”, në bashkëpunim me Bruno, Klajdi & Dj Vicky, “Trëndafil”, në bashkëpunim me Dhurata Dorën, “Plas”, “Thjesht të du”, “Doja”, në bashkëpunim me Arilena Arën, etj.

Kujtojmë që, më datë 31 dhjetor 2019, Klajdi Haruni & Bruno kanë publikuar videoklipin “Plas (Remix)”, në bashkëpunim me Andrea & Florin./21Media