Boksieri shqiptar,  Florian Marku sonte do ta zhvillojë meçin e radhës në karrierën e tij

Marku është gati për duelin e mbrëmjes së sotme kundër Rylan Charlton, përballje që do të zhvillohet në Londër.

“Nuk kemi ardhur këtu për të vallëzuar, por për të luftuar“, deklaron Marku, teksa nuk ka munguar replika e britanikut. “Nuk ke respekt për asnjë, nesër do të mësoj se çfarë do të thotë respekt“.

Por, më tej Marku nuk kurseu batutën duke pasur në fokus flokët e kundërshtarit: “Le ta shohim, me këto flokë nuk ke shanse të fitosh ndaj meje. Nuk je ndeshur kurrë me dikë si unë”, ka thënë ai.

Ndërsa, në paralajmërimin e këtij meçi javë më parë, Marku në “Facebook” kishte shkruar: “Më 20 shkurt nuk do e lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve.”