Devin Blount, një djalë 2-vjeçar ka vdekur nga mbidoza e heroinës.

Ai ka vdekur shtëpinë e tij në Pensacola, Florida, në muajin prill, ndërsa nëna e tij Rosemary Freeney u arrestua gjatë kësaj jave dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia.

Freeney u tha hetuesve se i dha Devin Tylenol një shurup kolle me shije frutash natën para vdekjes për të qetësuar temperaturën e tij, por e gjeti atë pa ndjenja mëngjesin e nesërm.

Hetuesit kishin gjetur një qese me 42 gramë heroinë pranë disa peshoreve të vogla në shtëpinë e Freeney. Më vonë autopsia zbuloi se foshnja fatkeqe kishte vdekur nga ‘intoksikim i rëndë prej heroinës’, edhe pse nuk është e qartë nëse ai e kishte marrë substancën aksidentalisht apo i ishte dhënë nga mamaja e tij.

Për zotërim të drogës dhe vrasje nga pakujdesia është akuzuar edhe babai i Devin, Trerideon Blount.