Nesër shfaqet "Gangs of London"

Nesër shfaqet “Gangs of London”

“Gangs of London”, seriali anglezo-amerikan që flet për mafian në Londër dhe ndikimin që kjo mafi ka në zhvillimin e jetës në qytet, do të shfaqet prej nesër. Pjesë e kastës së aktorëve të njohur janë edhe aktorët shqiptarë Florist Bajgora, Arta Dobroshi dhe çifti Eri dhe Orli Shuka. Në këtë serial do të prezantohet edhe mafia shqiptare në Londër e e cila sipas tij është një nga mafitë kryesore në kryqytetin britanez.

Në një lidhje direkte në “Për ditë të mbarë”, aktori Florist Bajgora foli për bashkëpunimin me aktorët e njohur, rolin e tij në këtë film dhe rolin e aktorëve shqiptarë në serialin e shumëpritur. Bajgora tha se ndjehet tejet krenar që ka bashkëpunuar me aktorët shqiptarë.

Floristi e luan rolin e Besmirit, një rol shumë interesant që nuk paraqitet shumë në të gjitha episodet./21Media