E ftuar në emisionin "Për ditë të mbarë" ishte poetja Flutur Mustafa

E ftuar në emisionin “Për ditë të mbarë” ishte poetja Flutur Mustafa

Flutur Mustafa në emision promovoi libri e saj më të ri me poezi,  të titulluar “Na Dy” ndërsa promovimi zyrtarë do të bëhet nesër në hapjen e panairit të librit.

Në pyetjen se a ka diçka personale ky libër, ajo tha se “asnjë krijues, asnjë shkrimtarë nuk mundet me dhanë diçka të bukur, po nuk pati diçka prej vetes”.

Ndërsa lidhur me frymëzimin për shkrimet e saj ajo tha se nuk mund ta shpjegojë “të vjen për një moment, por për një moment nuk e ke dhe në çoftëse në atë moment që të vjen nuk mundesh me shkru, kur mundohesh me kthy ma vonë nuk është efektive”.

Ndryshe “Na Dy” është libri i dytë i autores Flutur Mustafa, pasi ajo në vitin 2014 ka botuar librin e saj të parë të titulluar “Përtej lajthitjes”./21Media