Mbështetje e ekonomisë për zbutje të pasojave nga Covid-19

Mbështetje e ekonomisë për zbutje të pasojave nga Covid-19

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar mbështetje financiare në vlerë prej 176 milionë eurove për Maqedoninë e Veriut për zbutje të pasojave në ekonomi të shkaktuara nga Covid-19.

“Kjo ndihmë për ne ka rëndësi kyçe si në zbatimin e masave ekonomike, ashtu edhe për sigurimin e rritjes së mëtutjeshme të potencialit devizor në ekonominë tonë, përkatësisht për rritje e nivelit të rezervave devizore”, theksoi Anita Angellovska Boxhovska, Guvernatore, raporton TV21.

Si pjesa më e madhe e ekonomive në suaza botërore, edhe ekonomia e Maqedonisë përkohësisht do të jetë e goditur nga paraqitja e infeksionit të ri të virusit. Efektet do të ndjehen edhe përmes uljes së kërkesës globale por edhe përmes adaptimit të kërkesës vendore, në kushte pasigurie dhe masa të ndërmarra për kufizimin e shpërndarjes së virusit.

“Kjo është dyfish më shumë sesa shuma që e prisnim dhe me të vërtetë është lajm i mirë për shkak se janë mjete të volitshme me normë interesi të ulët prej 1.5% dhe afat për pagesë 5 vite. Me këtë ndihmë nga FMN do të ndihmohet në financimin e masave për stabilizim shëndetësorë dhe makroekonomik dhe në përmbushjen e nevojave të bilancit të pagesave që dalin nga paraqitja e Kovid-19”, theskoi Nina Angellovska, ministre e Financave.

Nga Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike “Finance think” thonë se aktiviteti ekonomik ka filluar të ngadalësohet në gjysmën e dytë të muajit mars. Arsyet janë dy: mbyllja e kompanive, para se gjithash në sektoret hotelierike dhe turizëm dhe tregtia me pakicë, si dhe ulja e sasisë së prodhimtarisë sidomos nga kompanitë e distribuimit të të cilave është ulur për shkak të masave të Qeverisë kundër shpërndarjes së virusit. Ata parashikojnë një rënie prej 3.8 përqind të ekonomisë së vendit. Intensiteti më i lartë pritet në tremujorin e dytë, kur parashikohet ulje e BPV-së prej 12.7 përqind, ndërsa në tremujorët e ardhshëm do të ketë konsolidimin ekonomik.

Nga Banka popullore thonë se në suaza të komunikimit me FMN është theksuar angazhimi i bartëseve të politikave në mirëmbajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe për rritjen e potencialit për mbajtjen e rritjes së qëndrueshme afatgjate në ekonominë e Maqedonisë. Është theksuar edhe për nevojën që bankat edhe më tej të sigurojnë mbështetje financiare për ekonominë në periudhën në vijim, për çka është e patjetërsueshme që pozitën e vet kapitale dhe likuiditetin të mbajë në nivel adekuat./21Media