Foda: Krenar me ekipin, i falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas humbjes së kombëtares dardane nga Turqia në finalen e “play-offit” të Botërorit.

Turqia fitoi në “Fadil Vokrri” 1-0, me një gol në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, Foda u shpreh krenar me ekipin e tij, dhe falënderoi tifozët kosovarë kudo që janë.

“Jam mëse krenar me ekipin, krejt ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, tashmë do të shikojmë përpara”, tha Foda për “RTK”.

Back to top button