Administrata Trump po planifikon të tërheqë disa forca federale të sigurisë nga Portland, Oregon, pas disa javësh përleshjeje me protestuesit.

Sekretari i Sigurisë amerikane, Chad Wolf tha se tërheqja ishte e kushtëzuar nga policia lokale që mbronte ndërtesat federale, pika qendrore e trazirave.

Guvernatori i Oregon, Kate Brown tha se agjentët federalë do të fillojnë të largohen nga qyteti më i madh i shtetit nga e enjtja, raporton BBC.

Portland është tronditur nga 62 ditë demonstrata radhazi.

Forcat e sigurisë u dërguan në Portland më 4 korrik për të mbrojtur ndërtesat federale që u vandalizuan gjatë javëve të protestave kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë pas vdekjes së George Floyd, në Minneapolis, në maj.

Vendosja e tyre përkeqësoi trazirat civile, veçanërisht kur u shfaqën pamjet e demonstruesve që u rrëmbyen nga oficerët federale./21Media