Forcat mbrojtëse të Zelandës së Re do të trajnojnë ushtarët ukrainas

Zelanda e Re do të dërgojë një numër trupash nga forcat e saj mbrojtëse në Mbretërinë e Bashkuar për të trajnuar ushtarët ukrainas në përdorimin e armëve të artilerisë në terren, sipas njoftimit të Qeverisë.
Kryeministrja, Jacinda Ardern ka thënë se 30 personel do të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të korrikut për të trajnuar forcat ukrainase në përdorimin e armëve L119 105 mm.
Rreth 230 ushtarë ukrainas do të trajnohen në grupe prej 30 vetash, ku çdo ekuipazh do të marrë rreth një javë për të qenë plotësisht kompetent në përdorimin e armëve.
“Përgjigja jonë nuk ka përfshirë vetëm dënimin e Rusisë, por mbështetjen praktike për Ukrainën”, ka thënë Ardern.
Në terren në Ukrainë, forcat së shpejti do të marrin një ngarkesë me armë artilerie nga Britania e Madhe, megjithëse nuk është ende e qartë se sa.
Britania e Madhe është mes një numri aleatësh që do të sigurojë armët./21Media

Back to top button