Kampioni aktual i Italisë, Juventusi do ta nisë edicionin e ri garues të Serie-A sonte me ndeshjen kundër klubit të Claudio Ranierit Sampdoria.

Trajneri i ri i “Bianconerëve” Andrea Pirlo kërkon që ta nisë me fitore aventurën e re.

Ndeshja zhvillohet në “Alianz Arena” dhe fillon nga ora 20:45.

Formacionet e mundshme janë këto:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Rabiot, Arthur, Ramsey, Pellegrini; Kulusevski, Ronaldo

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Colley, Yoshida, Augello; Depaoli, Thorsby, Ekdal, Jankto; Bonazzoli, Quagliarella.