Manchester Unitedi dhe Real Sociedadi do të luajnë sot (e enjte) mes vete në ndeshjen kthyese të vlefshme për fazën e 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të baskëve në ndeshjen e dytë, e cila pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitore të thellë 4-0 të Unitedit në udhëtim dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer pritet t’u jap hapësirë disa lojtarëve që kanë luajtur më pak.

Manchester United: Henderson; Williams, Tuanzebe, Bailly, Telles; Fred, Matic; James, Mata, Rashford; Greenwood.

Real Sociedad: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Sagnan, Monreal; Zubimendi, Merino, Silva; Portu, Isak, Oyarzabal.