Kosova do të jetë sot mysafir i Greqisë në përballjen nc kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 3.

“Dardanët” kanë shumë mungesa sa i përket formacionit bazë, ku pritet që shumë lojtarë do bëjnë debutimin e tyre me Kosovën.

Në anën tjetër, Greqia pritet të startojë me një formacion të fortë ku vetë tekniku i tyre për media ka thënë që pret një lojë të bukur nga Kosova pavarësisht mungesave të shumta që kanë, dhe rezultateve të fundit negative.

Këto do jenë formacionet e mundshme zyrtare, ku pritet që Kosova të paraqitet me një formacion ndryshe nga ai në ndeshjen me Suedinë.

Kosova (4-2-3-1): Muriqi; Paqarada, Aliti, Dresheviq, Vojvoda; Shala, Loshaj; Kastrati, Celina, Hadergjonaj; Kololli

Greqia (4-2-3-1): Vlachodimos; Hatzidiakos, Svarnas, Tzavellas, Giannoulis; Zeca, Kourbelis; Mantalos Limnios, Bakaseta; Pavlidis

Ndryshe, ndeshja pritet të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Athens Olympic Stadium”.