Formacionet e mundshme: Turqi-Uells

 
Uellsi dhe Kombëtarja e Turqisë do të takohen në stadiumin “Baku Olympic” të Azerbajxhanit, në raundin e dytë të ndeshjeve të Grupit A për Euro 2020.
“Dragonjtë” barazuan 1:1 në ndeshjen e parë hapëse të këtij kampionati kundër Zvicrës, ndërsa Turqia pësoi humbje nga Italia 3:0.
Grupi A kryesohet nga Italia që është kombëtarja e vetme që ka arkëtuar tre pikë në raundin e parë, ku në vend të dytë gjendet Zvicra me një pikë, aq sa ka edhe Uellsi në vendin e tretë, kurse në pozitën e katërt gjendet Turqia, me asnjë pikë.
Të dy këto kombëtare janë përballur gjashtë herë mes vete, ku katër fitore ka regjistruar Uellsi krahas dy fitoreve të Turqisë.
Uellsi dhe Turqia synojnë të nxjerrin rezultat pozitiv, ku të dy trajnerët pritet të paraqiten me lojtarët më të mirë në fushë.
Formacionet e mundshme:
Turqia (3-1-5-1): Cakir; Celik, Demiral, Soyuncu; Meras; Under, Yazici, Yokuslu, Kahveci, Calhanoglu; Yilmaz
Uellsi (4-2-3-1): Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Allen, Morrell; Bale, Ramsey, James; Moore.

Back to top button