Bayern Munich sonte luan ndaj PSG në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Në “Allianz Arena” zhvillohet një përsëritje e finales së Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar, ku skuadra e Hansi Flick pret PSG që do tentojë hakmarrje për humbjen në Lisbonë.

Bayern Munich do të jetë pa yjet e ekipit si Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe Javi Martinez, teksa tek mysafirët mungojnë emra si Icardi, Verrati dhe Florenzi.

Formacionet zyrtare:Bayern Munich: Neuer (c) – Pavard, Süle, Alaba, Hernández – Kimmich, Goretzka – Sané, Müller, Coman – Choupo-MotingPSG: Navas – Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo – Danilo, Gueye – Di Maria, Neymar, Draxler – Mbappé.