Stadiumi “Zahir Pajaziti” është arena e përballjes së xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Llapit dhe Prishtinës.

Vendasit i kanë zhvilluar 12 ndeshje deri më tani në këtë fillimsezoni dhe pozicionohen në vendin e parafundit me vetëm tetë pikë.

Bardhekaltrit, në anën tjetër, numërojnë 18 pikë, mirëpo lideri Ballkani ndodhet 11 pikë larg.

Formacioni startues i Llapit: Hoffman, Emini, Prençi, Idrizi, Maliqi, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Januzi.

Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu.

Përballja ndërmjet Llapit dhe Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti” fillon në orën 13:00.