Formacionet zyrtare, Portugali-Uruguai

Cristiano Ronaldo me shokët do të synojnë që ta dërgojnë Portugalinë në fazën tjetër të Kampionatit Botëror dhe mund ta arrijnë këtë sonte, gjithnjë nëse e mposhtin Uruguain.
Në ndeshjen e vlefshme për grupin H, fitorja është jetike për Uruguain pasi ka vetëm një pikë pas ndeshjes së parë, kurse Portugalia i ka tri sosh në vendin e parë.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në “Lusail Iconic Stadium” dhe këto janë formacionet zyrtare:
Portugalia: Costa; Cancelo, Dias, Pepe, Mendes; Neves, Carvalho; Silva, Fernandes, Joao Felix; Ronaldo.
Uruguai: Rochet; Coates, Godin, Gimenez; Varela, Bentancur, Vecino, Olivera; Valverde; Cavani, Darwin Nunez.

Back to top button