Manchester United dhe Manchester City do t’i provojnë edhe njëherë forcat e tyre në këtë edicion dhe sonte ata ballafaqohen në kuadër të gjysmëfinales së EFL Cup.

Ndeshja starton nga ora 20:45 dhe të dy skuadrat synojnë të avancojnë drejt finales së këtij kompeticioni, aty ku i pret Tottenhami që mbrëmë mposhti Brentfordin me rezultat 2-0.

Këto janë formacionet zyrtare të publikuara nga të dy skuadrat.

Manchester United: Henderson, Lindelof, Maguire, Pogba, Martial, Rashford, Fred, Fernandez, Shaw, Bissaka, McTominay

Manchester City: Steffen, Cancelo, Diaz, Stones, Zinchenko, Fernandinho, Gundogan, De Bruyne, Mahrez, Foden, Sterling.