Formacionet zyrtare të Interit dhe Romës, starton Asllani

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Interit dhe Romës, e vlefshme kjo për xhiron e tetë të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar ishte hera e parë që nga viti 1955 që Interi, Roma, Juventusi dhe Milani pësuan humbje brenda një xhiroje, ndërsa sot Interi dhe Roma do të synojnë me çdo kusht fitoren për të gjetur këndelljen.
Interi u mposht nga Udinese me rezultat 3:1, kurse skuadra e Jose Mourinhos u mposht si vendase me rezultat minimal 1:0 nga Atalanta.
Takimi i fundit mes Interit dhe Romës daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe “Nerazzurët” mposhtën “Giallorossët” me shifrat 3:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Inzaghin nuk do të paraqiten Brozovic, Cordaz, Dalbert dhe Lukaku, kurse te Roma mungojnë Darboe, Karsdorp dhe Wijnaldum.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, ASLLANI, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro, Dzeko
AS Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Zaniolo; Dybala

Back to top button