Me fillim nga ora 20:45 Kosova do takohet me Greqinë, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Sulmit të Kosovës do t’i prijë Atdhe Nuhiu, i mbështetur nga krahët nga Arbër Zeneli e Bersant Celina. Në portë do të jetë Samir Ujkani. /21Media