Formimi i qeverisë, Terras: Kosova i përket familjes evropiane

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka uruar Kosovën për formimin e qeverisë së re.
Në një postim në “X”, Terras thotë se më në fund bllokada poltike ka përfunduar.
Ai në fund thekson se Kosova i përket familjes evropiane.
“Urime @albinkurti dhe @kosovo për formimin e një qeverie të re. Bllokada politike më në fund ka përfunduar. Një qeveri funksionale është thelbësore për të avancuar në rrugën drejt BE-së dhe për të zhbllokuar mbështetjen shumë të nevojshme financiare. Kosova i përket familjes evropiane”, ka shkruar ai në “X”.