Mbledhja e Qeverisë

Mbledhja e Qeverisë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është votuar formimi i komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit. Kryeministri Albin Kurti tha se ky komision kryesohet nga ai, e pasuar nga vartësit e tij dhe institucione të tjera relevante si ai shëndetësor dhe i sigurisë.

“Kryesues unë si kryeministër, të tjerët në vijim, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, Haki Abazi, ministri i Shëndetësisë, Arben Viita, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i financave, Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni. Komisioni ka detyrë të menaxhojë parandalimin e koronavirusin dhe kontrollin e ligjeve dhe aktorëve tjera nënligjore. Të përgatiten objekte të nevojshme për vendosjen e personave të prekur. Hyrje-daljet e qytetarëve nga Kosova të kontrollohen nga personeli shëndetësor. Bizneset të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos i lëvizin çmimet dhe institucionet përkatëse të kontrollit të dalin në terren ku ofrohen materialet bazike”, tha ai.

Ministri Anton Quni ka propozuar që pjesë e këtij Komisioni të jetë edhe gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, ndërsa ministrja Rozeta Hajdari, ka thënë se pjesë e këtij komisioni duhet të jetë edhe Departamenti i Rezervave Shtetërore./21Media