Foshnja dy muajshe pa shenja jete, policia heton rastin
14 Dhjetor 2020
Policia bëri të ditur se dje rreth orës 11:00 ka pranuar informacionin se një foshnje dy muajshe është gjetur pa shenja jete në Klinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i fëmijës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima fëmiu dy muajsh mashkull kosovar në shtëpinë e tij kishte mbete pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës- fëmiut me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia e Kosovës./21Media