Nëna dhe foshjna po trajtohen në shtëpi

Nëna dhe foshjna po trajtohen në shtëpi

Foshnja, e cila lindi më 14 prill në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, nëna e së cilës është infektuar me Covid-19, ka rezultuar negativ për koronavirus.

Informacionin e kumtuan nga Klinika, ndërkaq shtojnë se nëna edhe foshnja janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçare nga Kumanova, e cila në Klinikën në Shkup kishte ardhur ditën e martë dhe dje rezultoi pozitive me Covid-19.

Ajo nuk ka pasur simptome të virusit korona dhe ka lindur në mënyrë spontane, por për shkak se është e rajonit të Kumanovës, me të që nga fillimi i pranimit është vepruar si ndaj pacientëve nga rajoni i rrezikuar dhe sipas të gjitha protokolleve i është marrë strisho për Covid-19”, njoftuan nga Klinika.

Shtojnë se strishoja foshnjës i është marrë pasi nëna ka dalë pozitive me Covid-19./TV21