Një foshnje e lindur 23 javë dhe gjashtë ditë, me peshë më pak se një qese me oriz, më në fund është në shtëpi katër muaj pasi u lind.

Tiffany Bushell, 32, dhe burri Matthew, 30, nga Watford, Hertfordshire, e mirëpritën vajzën e tyre Millie në prill, por kishin frikë se nuk do të mbijetonte pasi ajo u lind 17 javë para kohe dhe iu desh të luftonte shtatë infeksione, shkruan rtv21.tv.

Foshnja peshonte vetëm 700 gramë në lindje, kishte një vrimë masive në zemër dhe kaloi pesë javët e para të jetës së saj në një ventilator në Spitalin e Shën Peter, Chertsey, Surrey, pasi ajo ndaloi së marri frymë sa ishte dy ditëshe.

Por e porsalindura mbijetoi dhe prindërit e saj tani po festojnë pasi mjekët më në fund e lejuan që ta dërgonin në shtëpi javën e kaluar./21Media