Policia nisi hetimet

Policia nisi hetimet

Një foshnje e posalindur u varros për së gjalli në Indinë veriore, njoftoi shefi i policisë. Abhinandan Singh u tregoi reporterëve se foshnja u gjet nga një banor, i cili po e varroste të bijën e tij, që vdiq disa minuta pas lindjes.

Foshnja, e cila thuhet se është e gjinisë femërore, ishte e vendosur në një tenxhere prej balte rreth 90 cm poshtë tokës. Ajo po trajtohet në spital.

Policia ka nisur një hetim për rastin, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

“Ne po provojmë t’i gjejmë prindërit e foshnjës dhe dyshojmë se kjo ndoshta ka ndodhur me miratimin e tyre”, u tha Sing reporterëve.

Sipas tij, banori e gjeti këtë foshnje aksidentalisht, kur po gërmonte varrin për të bijën e tij.

“Teksa po gërmonin varrin për të bijën e tyre, në thellësi 60 cm, lopata goditi një tenxhere prej balte, e cila u nxorr jashtë. Ishte një foshnje brenda në të. Foshnja u dërgua në spital ku po trajtohet.”, shpjegoi ai.

Raporti gjinor në Indi është i keq. Femrat diskriminohen dhe vajzat shihen si një barrë financiare, veçanërisht në mesin e komuniteteve të varfra.

Edhe pse shumica e fetuseve femra të padëshiruara abortohen me ndihmën e klinikave ilegale, rastet e vrasjeve të foshnjave të gjinisë femërore pas lindjes nuk janë të rralla./21Media