A është kjo foshnja më e fortë në botë? Babai krenar zbulon se vajza e tij mësoi të qëndrojë në këmbë kur ishte vetëm tetë javë – dhe tani vogëlushja vetëm 4 muajshe mund të qëndrojë në këmbët e saj.

Babai thotë se foshnjën e mësoi të qëndronte në këmbë që kur ishte dy muajshe, pasi u frymëzua duke parë klipe në YouTube, transmeton rtv21.tv.

Tezra Finn-Johnston, 31 vjeç dhe e dashura Emily Derrick, 23 vjeç, e cila jeton në Kingswood, Bristol, së pari vunë re forcën e vajzës së tyre kur dolën nga spitali.

Prindërit pretendojnë që në atë fazë të hershme ajo ishte në gjendje të mbështeste kokën e saj.

“Kur ishte rreth një muaj, ajo kishte një shqetësim të madh dhe unë u përpoqa ta ulja atë në gju për ta qetësuar. Në vend që të ulej, ajo vetëm qëndronte në gjunjë dhe nuk i përkulte këmbët”, tha babai i saj./21Media