Ajo është njëra ndër këngëtaret më të dashura nga publiku shqiptar. Me zërin e veçantë dhe performancat mbresëlënëse, ajo për dekada me radhë ka argëtuar publikun shqiptar. Fjala është për këngëtaren e njohur kosovare, Remzie Osmanin, e cila edhe sot vazhdon karrierën me suksese të njëpasnjëshme.

Krahas ditëve të sotme, ku Remzia duket për mrekulli, e bukur dhe e ëmbël ajo ka qenë edhe kur ka qenë fëmijë. Kjo shihet nga një fotografi, të cilën këngëtarja sot e bëri publike për fansat e saj të shumtë, shkruan rtv21.tv

“Sa te bukura femrat shqiptare e ne kete rast Nana ime ❤️Une 6 muaj”, shkroi këngëtarja krahas imazhit të publikuar në instagram, ku po merr pëlqime dhe komente të shumta.

Remzie Osmani është e martuar me Halil Hamzajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media