Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë fotografi prekëse të Princit Philip për të uruar ditëlindjen e tij të 99-të.

Princi William dhe Kate Middleton janë parë duke buzëqeshur me Dukën e Edinburgh në dy fotot e publikuara përmes llogarisë së tyre zyrtare në Instagram, transmeton rtv21.tv.

Postimi u shoqërua me një titull të shkurtër “Duke i uruar ditëlindjen e 99-të Dukës së Edinburgut!”

Familja mbretërore lëshoi një fotografi të re të Mbretëreshës, 94 vjeç, dhe Dukës së Edinburgh, të cilët janë martuar qe 73 vjet.

Çifti mbretëror kanë qenë në izolim të përbashkët në rezidencë dhe kanë kaluar më shumë kohë nën të njëjtën çati./21Media