GMB Akash është një fotograf i vlerësuar me çmime nga Bangladeshi. Për vite, ai ka bërë fotografi në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për disa çështje që mbeten në atdheun e tij, si puna e fëmijëve, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv

Tani, ai e ka çuar projektin e tij në nivelin tjetër, duke ndihmuar fëmijët të ndalojnë punën në moshë të re. Ai kërkon leje nga familjet e fëmijëve dhe më pas i dërgon në shkollë me paratë e tij.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi, të disa prej fëmijëve, jeta e të cilëve është transformuar për mirë./21Media