Fotografi të aksidentit hekurudhor në Itali, treni bëri 10 km pa makinist

 

 

Në Itali vijojnë hetimet për aksidentin hekurudhor të ndodhur mesditën e 19 gushtit. Mediat italiane shkruajnë se ka dyshime që treni të ketë lëvizur vetë, pa makinist për gati 10 km.

Ora News sjell foto të trenit që doli nga shinat afër provincës së Monzës, rreth 30 km larg Milanos.

Menjëherë u aktivizuan rreth 5 ambulanca dhe dy helikopterë, por më pas u kuptua se në tren nuk kishte asnjë njeri vetëm një i pastrehë që po flinte.

Makinisti,  nga sa tregon kompania Trenord, kishte ndaluar në një nga stacionet dhe nuk kishte aktivizuar frenimin e trenit me 5 vagonë, dhe treni ka vijuar lëvizjen në trend të lirë për gati 10 km.

Sistemi i sigurisë është aktivizuar duke e futur në një nga binarët që nuk kishin lëvizje në mënyrë që të ndalonte dhe treni të shkaktonte sa më pak dëme.

Të lënduar ka mbetur një nga makinistët dhe dy mekanikë, ndërkohë që makinisti fajtor u pezullua nga puna.

Back to top button