Zemërgjerësia e Mbretit Zog, ditën kur u martua financoi edhe shumë dasma tjera shqiptare

Zemërgjerësia e Mbretit Zog, ditën kur u martua financoi edhe shumë dasma tjera shqiptare

Ishte 27 prilli i vitit 1938 kur mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu vendosi që të martohej me Mbretëreshën Gjerladinë , një vajzë e cila rridhte nga një familje shumë e njohur hungareze.

Pra sot është përvjetori i 80-të i këtij kurorëzimi, shkruan rtv21.tv.

Pasardhësit e familjes mbretërore kanë përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme të popullit shqiptar.

Princ Leka II nuk ka kursyer të shfaq krenarinë e tij për gjyshin. Ai në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga ceremoina e dasmës duke ritheksuar edhe faktin se ditën e martesës së tij, Mbreti Zog kishte sponsorizuar edhe 150 dasma të tjera që ishin planifikuar të bëheshin atë ditë.

“Sot është përvjetori i 80-të i martesës së gjyshërve të mi. Një periudhë gëzimi në historinë shqiptare.

Gjyshi im, Mbreti Zog, sponsorizoi 150 dasma të tjera të cilat mblodhën të gjithë kombin në festë. Ai ishte një njeri i shkëlqyer dhe i përkushtuar që donte dhe kujdesej për popullin e tij. Ai ishte një burrë i përkushtuar dhe një baba i kujdesshëm. Një njeri që e kuptonte vendin e tij dhe ishte në gjendje të siguronte shtetësinë e Shqipërisë kundër të gjitha gjasave. Ai është Heroi im dhe gjyshi i dashur. Zoti bekoftë.”, ka shkruar Princ Leka.

Kujtojmë se Mbreti i shqiptarëve Zogu I vdiq në më  9 prill të vitit 1961 përderisa Mbretëresha Gjeraldinë jetoi edhe shumë vite më vonë deri më 22 tetor të vitit 2002./21Media