Fotografia e Thaçit në murin e Ramës
14 Nëntor 2020
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon ta përkrah ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.
Rama në murin e tij në Facebook ka shpërndarë një fotorgafi të thacit me uniform e që në prapavijë shihet emblema e UÇK-së. Ai këtë imazh e ka shoqëruar me hashtagun #LiriaKaEmër
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditëve të fundit ka qenë aktiv në përkrahjen e luftës së UÇK. Ai dje ka publikuar një rrëfim emocional të Kjani Gurit, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./21Media