Fotografia e vitit në RTV21
31 Dhjetor 2020
Një fotografi që pasqyron më së miri vitin që po lëmë pas i cili u karakterizua me pandeminë e koronavirusit, u zgjodh voto e vitit në emsionin “Bon Bon” në RTV21.
Imazhi i Bardha Gogës, që paraqet një pëllumb të vetëm në sheshin e Prishtinës gjatë kohës së izolimit , mori 8 mijë e 600 pëlqime në Facebook.
Pra për foton fituese vendosën shikuesit përmes pëlqimeve të tyre në imazhet që u publikuan në faqen zyrtare të emisionit “Bon Bon” në Facebook.
Në garë ishin 12 foto të muajve të vitit 2020./21Media