U mbajt një ceremoni private

U mbajt një ceremoni private

Djali i dukës dhe dukeshës së Sussexit, Archie, u pagëzua nga kryepeshkopi i Canterburyt në një ceremoni private. Ai u pagëzua në prani të familjarëve dhe miqve të afërt të çiftit në një ceremoni private në kështjellën e Windsorit, të shtunën.

Duka dhe dukesha e Cambridget ishin të pranishëm, por jo edhe fëmijët e tyre. Ndërsa, mbretëresha nuk ishte e pranishme, për shkak të angazhimeve paraprake.

Princi Charles dhe dukesha e Cornwall-it u raportua se kanë ardhur me helikopter në ceremoni dhe se nëna e Meghanit, Doria Ragland, po ashtu ishte e pranishme, transmeton rtv21.tv

Fotografitë e para nga kjo ceremoni u publikuan në llogarinë zyrtare të dukës dhe dukeshës në Instagram.

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër në muajin maj të këtij viti./21Media