Nga një breshkë e inatosur, te një gjirafë që dëshironë të fotografohet, ketri duke kënduar dhe një peshk i qeshur që duket si në një film të animuar për fëmijë këto janë kafshët më të adhurueshme të botës të kapura duke bërë disa poza shumë qesharake.

Kafshët u paraqitën nga fotografët duke garuar për çmimin vjetor “Comedy Wildlife Photography Awards”, të cilët pranuan mijëra fotografi të bëra në të gjithë botën.

Në këtë garë duhej të 40 imazhe. Por, numri përfundimtar doli të ishte 44 sepse themeluesit e konkursit Tom Sullam dhe Paul Joynson, të cilët janë të dy fotografë të botës së egër me bazë në Tanzani, menduan se ishin katër që nuk mund të liheshin anash.

“Zgjedhja e finalistëve ishte në thelb një detyrë e pamundur, lista jonë e parë fillestare ishte mbi 400 fotografi, që është tre herë më shumë sesa ka qenë ndonjëherë”, tha Tom.

Sigurimi i një buzëqeshjeje, konkursi funksionon krahas Fondacionit Born Free për të nxjerrë në pah një çështje më serioze – rëndësinë e ruajtjes së botës së bukur të egër të planetit tonë./21Media